Veliaj thotë se Batoni i kërkon favore, Haxhiu: Jep dorëheqjen hajdut!

Erion Veliaj doli nga ndërtesa e SPAK me lajthitje të ngjajshme me ato të Ilir Metës. Pasi Dumani e nxori në gënjeshtër, se aty e kishin thirur dhe nuk ishte paraqitur me vullnet të lirë në Prokurorinë Speciale, pasi e lanë të priste një orë tek dera, pasi e mbajtën 8 orë brenda, “Lali” s’gjeti mënyrë më të mirë sesa të sulmonte gazetarët.

Që në mëngjes propogandistët e bashkisë patën shpërndarë një fotomontazh me disa gazetarë, bashkimi i të cilëve si armiq të lalit i bënte nder këtij të fundit.

Mes të shumtëve që Veliaj ka sulmuar ka qenë edhe Baton Haxhiu i cili i është përgjigjur flakë për flakë sulmeve të kryebashkiakut. Një natë më parë Haxhiu deklaroi tek gazetari Çim Peka se, nëse do të kishte qenë ai në vendin e Veliajt, ai do të kishte dhënë dorëheqjen pas skandaleve të shumta që i kanë ndodhur. Kaq mjaftoi që me të dalë nga dera e SPAK, në një monolog të përçartë, Lali ta sulmonte.

Duke komentuar emisionet e mbrëmjes së një dite më parë Veliaj tha se secili prej analistëve që e sulmon, nuk ka shqetësimin e qytetarëve por e bën për favoreve personale që nuk u’a jep bashkia e Tiranës.

“E di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme dhe kur nuk e duan në Kosovë, në Shqipëri nuk e duan aspak” tha ai duke bërë termometrin e dashurisë njerëzore në adresë Haxhiut. Duket se thirrja për dorëheqje e ardhur nga një gazetar që i shpreh pa ngurim qëndrimet pro kësaj mazhorance dhe sidomos ndaj Edi Ramës, i kishte djegur disafish kryebashkiakut, prandaj ai e futi atë në grupin e atyre që kërkojnë favore personale.

Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Baton Haxhiut i cili e etiketon Veliajn si majën e piramidës “së një sistemi të frikshëm të vjedhjes sistematike, shkëmbimit të shërbimeve për interesave të ngushta dhe dhënies së favoreve ekonomike”: “Nëse ‘Lali’ në majë të skemave kriminale mendon se unë duhet ta kursej nga kërkesa dorëheqje edhe në kushte kur tërë të emëruarit e tij janë përfshirë në hetim mëse të merituar kriminal, atëherë ai nuk është thjeshtë gabim, sepse shembulli i punës sime për tridhjetë vite në gazetari dhe angazhime publike tregon krejtësisht të kundërtën.

Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi.

Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij.

Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika e ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë” thuhet në reagimin e Haxhiut.

Latest articles

Related articles