Presidenti Xi Jinping në Beograd për 25 vjetorin e goditjes së ambasadës Kineze nga NATO

nga Sebastian Zonja

Më datën 7 maj, në Beograd, për të përkujtuar 25 vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga amerikanët, lideri kinez Shi Xhinping do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Bombardimi i ambasadës është një moment i rëndësishëm që vlen të përkujtohet për nga rëndësia që ka. Për të treguar se kush e dominonte Azinë, amerikanët hodhën bombë atomike në Japoni në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
I treguan imperializmit japonez, gushkuqëve sovjetikë dhe kinezëve se tashmë në lojë kishte hyrë një fuqi tjetër që do të bënte çdo gjë të mundshme për të krijuar rendin e ri botëror. Me aleancën e NATO-s në Perëndim, i ulën kokën imperializmit gjerman që çdo 3 dekada nisej dhe pushtonte Francën dhe fqinjët duke shkaktuar luftëra nëpër Evropë. Ndërkohë, me bombën atomike i treguan dhëmbët pjesës tjetër të botës.
Bombardimi i ambasadës kineze ngjan si një tjetër shenjues në territor. Se çfarë kuptimi ka pasur, këtë do e tregojë koha. Ajo që dimë është se ky akt nxiti protesta anti-SHBA dhe ndihmoi në mbjelljen e mosbesimit nga Pekini ndaj aleancës së NATO-s.
Po ashtu, nga Beogradi, presidenti Shi Xhinping do të ftojë zyrtarisht Serbinë të bëhet pjesë e formatit BRIKS. Më herët, kur ishte projekti i Ballkanit të hapur, kundërshtia kryesore qe për arsye se Serbia është e hapur me frontin lindor. Edhe një herë, kryeministri shqiptar Edi Rama që flet për çështjet e Kosovës si me qenë delegat vietnamez në Ballkan, nuk i merrte parasysh këto aspekte. Vallë, të ketë qenë kaq i painformuar apo dritëshkurtër?

Latest articles

Related articles