Policia gjobit makinën luksoze të Klevis Balliut para SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të merret në pyetje nga SPAK për inceneratorët, ku ai i Tiranës është ende nën hetim nga Prokuroria e Posaçme. Pavarësisht interesit mjaft të madh të gazetarëve të pranishëm në hyrje të SPAK, Veliaj nuk ka pranuar që të komentojë për këtë zhvillim, dhe është futur menjëherë në dyert e Prokurorisë së Posaçme.

Ka qenë prokurori Dritan Prençi ai që ka kërkuar marrjen në pyetje të Erion Veliajt, i cili pak ditë më parë e paralajmëroi edhe vetë paraqitjen përpara Prokurorisë së Posaçme.

Për të pritur Veliajn ka qenë Klevis Balliu dhe policia rrugore, e cila ka gjobitur për parking të gabuar ish deputetin e PD.

Latest articles

Related articles