“Peshku qelbet nga koka”, Basha në Frontline: Inkurajoj drejtësinë të gjej përgjegjësit e lartë të korrupsionit, Erion Veliaj dhe Edi Rama

Nuk ka shanse që drejtues kaq të lartë të bashkisë të kapen në një skemë të pastër korrupsioni. Domethënë kanë rritur taksat dhe këto taksa i kanë marrë për vete dhe kryetari i bashkisë mos të di gjë. Populli a një shprehje që “peshku qelbet nga koka” dhe kur qelbet kudërmon. Nuk mendoj se zoti Veliaj apo zoti Rama kanë probleme me nuhatjen. Por mendoj se janë pjesë e kësaj në kuptimin që kanë përfituar, kanë nxitur, kanë inkurajuar dhe jo vetëm që kanë mbyllur sytë përpara këtij korrupsioni. Jam i bindur që kjo i lidh bashkë si eprorët, kryeministrin dhe ministat e tij të korruptuar, kryetarin e bashkisë dhe drejtorët e tij të korruptuar. Natyrisht inkuajoj dhe e mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat drejtësinë të bëjë punën e saj. Pra mos të mjaftohet vetëm me ata që i ka kapur në flagrancë, por të gjejë dhe përgjegjësinë e lartë ligjore, penale në këtë rast e cila duhet kërkuar tek Erion Veliaj në Bashkinë e Tiranës dhe tek Edi Rama në qeverinë shqiptare.

Latest articles

Related articles