Lapaj: Prova e SPAK-ut për të fituar besimin publik është Erion Veliaj

nga Adriatik Lapaj

Erion Veliaj eshte modeli me i keq i zyrtarit në tranzicionin shqiptar.

Erioni është njeriu që vrau modelin e qytetarit aktiv që kalon në politikë. Ai nga shpresë u kthye në zhgënjim. Veset që “luftonte” i shumëfishoi. Ai kudo nga qytetarët referohet si zhgënjimi i madh që keqpërdori besimin qytetar.
Do bëheni si ai, thonë kudo!

Është njeriu që servilizmin e ktheu në sistem.

Është njeriu që paratë publike të popullit më të varfër të Europës i përdori në një vlerë të madhe për të dorovitur “elitën” e tallavave të Tiranës që me paratë e qytetarëve hedhin parfume të shtrenjta për të mbuluar erën e keqe shpirtërore që i karakterizon. Kur të hapen qitapet e parave të dhëna për këta shakatorët që i bëjnë fushatë nën termin artist do patakset i madh e i vogël.

Është ai që pasi tha se nuk do të lejonte asnjë ndërtim, e ktheu Tiranën në një grumbull betoni vend e pa vend.

Është ai që i vuri gjoksin prishjes së Teatrit Kombëtar.

Është ai që me policinë bashkiake i merrte nënave që shisnin në rrugë për të mbijetuar, domatet, specat, spinaqin, vezët me argumentin se po hapte hapësirat publike, por që i pushtoi trotuaret me tavolinat e lokaleve të të fortëve (ndoshta dhe patronazhistave të vet).

Është ai që me ushtrinë e vetë të këshilltarëve bashkiakë e rriti çmimin e ujit me argumentin që do të rriste sasinë dhe cilësinë e furnizimit dhe sot vite më vonë të gjithë e dinë që veç lekët na morën. (Këtë e bëri bashkë me votat e partisë së Ilirit dhe Monikës)

Prova e SPAK-ut për të fituar besimin publik është Erion Veliaj.

Kushdo i hyn në hak popullit të vetë, herët ose vonë duhet të marrë përgjigjen e ligjit.

Latest articles

Related articles