Kryebashkiaku Erion Veliaj del pas 7 orësh dëshmi në SPAK: Institucion serioz!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot rreth orës 17:00 ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj u paraqit në SPAK ditën e sotme rreth orës 10:00, dhe prej asaj kohe besohet të jetë marrë në pyetje nga prokurorët.

Në përfundim të dëshmisë së tij përpara dy oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Veliaj tha se u mor në pyetje për inceneratorin e Tiranës.

Veliaj nuk zgjodhi të japë detaje për gazetarët, duke thënë se duhet të ruhet sekreti hetimor.

“Institucion serioz, më ka rritur bindjen që është një investim serioz. Isha këtu si bashkëpunëtor, kisha lënë një takim. Patëm një ezaurim total të çështjes. Dhe se si ky proces i inceneratorëve ishte një proces që i pakërkuar nga Bashkia e Tiranës.

Ndihem vërtet mirë që sot pata mundësinë që më në fund të them edhe unë fjalën time. Besoj që edhe armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar”, u shpreh Veliaj.

Latest articles

Related articles