Me mbrojt qytetërimin liberal

Nga ANGELO PANEBIANCO

Të çensurohet Shekspiri, të ndërpriten marredhëniet me universitetet izraeliane. A ka ndonjë lidhje? Çfarë I bashkon sulmin e përhapur ndaj kryeveprave të kulturës perëndimore që zhvillohet në shumë universitete amerikane dhe evropiane dhe antipatinë e shumëstudentëve universitarë, dhe një numëri jo të vogël doçentësh, që shfaqin për Izraelin (të bashkuar me zemërbutësinë kundrejt tiranive, nga Rusia tek Kina tek Irani)?

Lidhja është dhënë nga qënia e pakicave përcjellëse të një kundërkulture të tejngopur me humore kundërperëndimore. Nuk është në zhvillim vetëm nëAmerikë një luftë kulturore. Po luftohet edhe n’Evropë.Në këtë dramë universitetet janë një nyjëtim strategjik sepse qëndrojnë në majë të sistemit edukativ dhe kanë aftësinë për të ndikuar në të gjithë institucionet e tjera kulturore (qëndra kërkimesh, shkolla, shtëpi botuese, mjete komunikimi). Me pasoja të pashmangëshme mbi të gjithë jetën shoqërore, përfshirë politikën. Grupe të pakicës (doçentësh e studentësh), por shumë luftarakë e të vendosur, janëzotuar në orvatjen për të vënë në përplasje institucionet kulturore e qytetërimin liberal që i ka prodhuar.

Si ka mundësi që shumë universitete (dukuria ka lindur n’ato anglo-saksone) kanë lejuar në brëndësinë e tyre formimin e “policive etike”, të rojeve të mendimit, çensorë xhandarë qëvendosin se çfarë është e lejuar të lexohet e çfarë nuk duhet lexuar, kush duhet të lejohet të flasë e kush jo? Si shpjegohet lejueshmëria e përhapur për ata që në Universitet hymnizojnëHamasin dhe shkatërrimin e Izraelit?

Në Universitetet italiane ajo trupë policie të mendimit, për fat, nuk ështëformuar ende por shumë mendojnë se është vetëm çështje kohe. Nuk është hartuar, tek neve, lista e librave dhe personazheve të ndaluar. Shkurt, për çastin Shekspiri ështëende i shpëtuar. Megjithatë edhe tek ne, siç e dijmë, (kur bëhet fjalë për Universitete apo festivale kulturore) dikush ka të drejtë të flasë lirisht e dikush jo. Me që ra fjala, ndërsa përbën lajm fakti që ndonjërit i është mohuar fjala nga grupe të vogla ulëritëse, ndërsa kalon në heshtje vetëpërmbajtja parandaluese, fakti që shpesh, shmangen me kujdes disa gojtarë e disa argumente për të mos patur telashe.

Dhe me që fjalët kanë humbur kuptimin fillestar ka ndonjë që e përcakton të gjithë atë si një shfaqje “pluralizmi”. Në vërtetim të faktit që historia është fuqimisht e kushtëzuar nga pakicat, të motivuara forcërisht – të paktit që, shpesh, arrijnë të mbizotërojnë mbi më të shumtit – ndodh që megjithëse të populluara nga shumica të njëbindjeje tjetër, disa Universitete i palosen vullnetit tëmujsharëve, bëhen syleshë, të paaftë të kundërshtojnë këtëkërkesë urdhëruese për t’u përgjunjur para diktatit tëpërfaqësuesve të kësaj kundërkulture të mësipërme. Ato pakica fitojnë deri sa udhëheqës të guximshëm e me autoritet (në këtë rast udhëheqës kulturorë) tëvetëdijshëm se kanë një përgjegjësi kundrejt shoqërisë sëcilës u përkasin, nuk arrijnë t’u presin rrugën.

​Në kundërshtim me sa sistemi i komunikimeve shtyn njerëzit çdo ditë të mendojnë “fitimi i votave” ështëpafundësisht më pak i rëndësishëm se sa “pushtimi i zemrave”. Votat shkojnë e vijnë por paragjykimet, kur i ngjiten mëndjes së një qënieje njerëzore, bëhen tëpashkatërrueshme, siç tregon gjallërimi në stil të madh i kundërsemitizmit në botën perëndimore. Në të vërtetë nuk kishte shkuar kurrë, por për shumë kohë ishte mbyllur me kyç në qilar. Prej disa vitesh kishte dalë – e prej mjaft kohe regjistrohen episode të kundërsemitizmit në Evropë – dhe është vërshues mbas 7 tetorit (më parë se sa, siç e kanëdokumentuar disa hulumtime, të kryhej sulmi izraelian nëGazë, më parë se të ishin viktimat palestineze). Një ethe, siç është parë, tashmë shumë e përhapur ndërmjet studentëve universitarë që shkërbehen ndërmjet tyre (fuqia e rrjetit) nga një cep tek një tjetër i Perëndimit. Në vërtetim të faktit që fati i palestinezëve është mbi të gjitha një pretekst për të goditur Perëndimin janë heshtjet mbi poshtërsitë iraniane, ruse e kineze. Asnjëri prej tyre nuk ka vënë në diskutim marrëveshjet ndërmjet

Universiteteve perëndimore dhe atyre të parajsave të sipërthëna në tokë. E tashmja dhe e ardhmja e Universiteteve , edhe se nuk është e qartë për të gjithë, do tëndikojë fatet e demokracive tona. Është e shpresueshme qëshumë doçentë perëndimorë të kuptojnë se sa i madh do të jetë rreziku nëse do të lejohet që ata të drejtohen nga Don Abondë. Ose më keq: si e patregueshmja ish rektore e Harvardit për të cilën është e lejueshme “në rrethana tëpërcaktuara” të kërkohet në fushat shfarosja e hebrejve. Nëfakt ajo e kishte lejuar qetësisht. Me që ra fjala e sipërpërmendura nuk ishte përzënë për këtë arsye, por sepse u zbulua se ishte një kopjuese e tezave shkencore të tëtjerëve. Universiteteve i shërbejnë udhëheqës kulturorëenergjikë, të vetëdijshëm se çfarë rëndësie kanë pasur e kanë vënde kulture në historinë e Perëndimit të kushtuar lirisht – pa pësuar përfrikësime e detyrime – dijes, drejtues të ndërgjegjshëm për lidhjen që ka ndërmjet lirisë së mësimit e të kërkimit e lirisë së të gjithëve.

​“Corriere della Sera”, 29 mars 2024

Përktheu Eugjen Merlika

Latest articles

Related articles