Basha: Dënoj sulmet ndaj gjyqtarit në Shkodër, ka gjuhë urrejtje ndaj drejtësisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se ka depozituar në Kuvend dy amendamente që synojnë të lehtësojnë dhe mbështesin punën e institucioneve të reja të drejtësisë si SPAK dh BKH.

Në një deklaratë për mediat, Basha komentoi edhe sulmin me tritol ndaj gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër, duke thënë se ky sulm vjen në një moment kur ndaj institucioneve të drejtësisë ka shpëthyer një gjuhë urrejtjeje.

“Akte të tilla duhet të dënohen pa ekuivok nga të gjithë. Duhet të vendosen para drejtësisë të gjithë ata që godasin punonjësit e sistemit gjyqësor. Shpreh keqardhjen e thellë që këto sulme vijnë në një gjuhë urrejtje ndaj sistemit të drejtësisë.

Të ndalen menjëherë sulmet kundër drejtësisë dhe çdo çështje ta trajtojnë brenda organeve të drejtësisë. Dua të bëj një thirrje për të gjithë pa dallim, pavarësisht me raportet që kanë me SPAK, të mbështesin amendamentet e PD, të cilat bëjnë të mundur që SPAK dhe BKH të kenë resurse të mjaftueshme dhe të gjithë kuadrin ligjor. Korrupsioni i qeveritarëve aktualë është plaga më e madhe dhe pengesë e Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Latest articles

Related articles