Kush është “Rushi” i kanabisit të Beratit? Punëson 100 gra

Dy vite më parë, policia zbuloi disa sera me kanabis në Berat që ishin marrë me qira dhe ishin punësuar aty rreth 100 gra për të përpunuar lëndën narkotike.

Dy vite më vonë, SPAK që mori në dorë çështjen, zbuloi se prapa kultivimit të kanabisit në serat e Beratit fshihej një grup prej 9 personash, kryesisht nga Malësia e Madhe.

6 prej tyre; Sadetin Hasaj, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Suad Smakaj, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, u arrestuan dy ditë më parë. Ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në dosjen e SPAK, që redaksia ka mundur ta sigurojë, zbulohen komunikimet në aplikacionet WhatsApp dhe Signal të anëtarëve të grupit kriminal. Ai që drejton punën duket se është një person me pseudonimin “Rushi”.

Personave nën hetim Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Samoel Lushaj dhe Endriol Xheka iu sekuestruan celularët dhe u ekzaminuan teknikisht.

Nga të dhënat e përftuara nga akt-ekspertimi, komunikimi i Berim Xhekës (0682997333) me kontaktin e tij “rushi” (0683860323) fillon në datën 05.11.2021 dhe mbaron në datë 20.04.2022.

Pas dates 25.04.2022, komunikimet e Blerim Xhekës (0682997333) zhvillohen me kontaktin e tij “rushi” me numër telefoni tjetër 0695249356 (“Rushi” rezulton të ketë ndërruar numër telefoni).

Nga përmbajtja e bisedave te kontakti “rushi”, rezulton se është i njëjti person. Më 26.11.2021 në aplikacionin WhatsApp, ndërmjet shtetasit Blerim heka (0682997333) dhe kontaktit të tij “rushi” (0683860323), personi i regjistruar “rushi” i dërgon selfie Blerim Xhekës.

Më datë 25.05.2022, kontakti “rrushi” i dërgon një video 2 sekonda Blerim Xhekës dhe në këtë video evidentohet edhe një makinë me targa AB906FO. Kjo makinë është e modelit Cadillac Escalade. Me këtë automjet, në datë 14.06.2022 ka udhëtuar ndër të tjerë edhe Sadetin Abdullah Hasaj.

Ky i fundit kishte udhëtuar i vetëm me këtë automjet edhe në date 15.08.2022.

Nga kqyrja e pjesshme e celularit iPhone 11 Pro Max që i përket Blerim Xhekës, në komunikimet mes tij dhe kontaktit “rrushi”, ky i fundit informohet për çdo punë që Blerim Xheka kryen mbi detyrat gqë personi “Rushi” i jep Blerim Xhekës, për porositë për punët që duhet të kryhen në lidhje me pergatitjet dhe blerjet e pajisjeve të nevojshme per kultivimin e bimëve narkotike në sera.

Blerim Xheka dhe kontakti i tij “rushi” shfaqen në një marrëdhënie shumë të afërt bashkëpunuese në aktivitetin e kultivimit e prodhimit të narkotikëve.

SPAk thotë se fotografia e shtetasit Sadetin Abdullah Hasaj përputhet me fotot e përftuara nga kqyrja e komunikimeve në aplikacionet WhatsApp dhe Signal ndërmjet Blerim Xhekës dhe bashkëkomunikuesit të tij të regjistruar me emrin “rushi” me numër 0683860323 dhe “rushi ” me numër 0695249356.

Nga kqyrja e telefonit tjetër të Blerim Xhekës, iPhone XS me numër telefoni 0696563187 ka komunikuar në aplikacionin SIGNAL me kontaktin “rushi” (Sadetin Hasaj) me numër tjetër telefoni +38269738322, në periudhën 14.10.2022 deri me 10.11.2022.

Në këtë, Sadetin Hasaj (“rushi”) dhe Blerim Xheka (0696563187) diskutojnë mbi mbarëvajtjen e punëve në kultivimin e bimëve narkotike në sera, si dhe duket qartë që “rrushi” (Sadetin Hasaj) ka shumë besim tek Blerim Xheka dhe i lë në dorë atij organizimin e punës për kujdesin ndaj bimëve, shpenzimet për mjete pune, ushqime etj.

Blerim Xheka ka biseda edhe në aplikacionin WhatsApp me kontaktin “rushi” (Sadetin Hasaj) me numër telefoni +38269738322. Nga përmbajtja e komunikimeve del qartë fakti se Sadetin Hasaj (“rrushi”) ka siguruar armë zjarri dhe udhëzon që Blerim Xheka dhe persona të tjerë që punojnë në serat me kanabis, të mbajnë armët për sigurinë e serave dhe lëndës narkotike.

Nga ekspertimi teknik i 2 celularëve të personit nën hetim Jurgen Ujkaj, rezulton se ai ka regjistruar kontaktin “flaka otr” me numër telefoni +38269738322, shënuar me username “daja” (i njëjti bashkëkomunikues i Blerim Xhekës regjistruar si kontakt i tij me emin “Rrushi”).

Komunikimet e Jurgen Ujkaj (+38269842008) me shtetasin “flaka otr”/Sadetin Hasaj (+38269738322) në aplikacionin SIGNAL, fillojnë në datë 29.09.2022 dhe përfundojnë më datë 09.11.2022. Në këto komunikime Jurgen Ujkaj e informon Sadetin Hasaj (flaka otr) mbi ecurinë e aktivitetit tek serat, Sadetin Hasaj, në komunikimet mes tij me Jurgen Ujkaj, rezulton të ketë emrat “rushi”, “sadiii”, “flaka otr”, “Sxx”, “daja”, si dhe të ketë përdorur në komunikime në aplikacione, numrat 0683860323, 0695249356 dhe +38269738322.

Nga ekspertimi teknik i 2 celularëve në pronësi të personit nën hetim Samoel Lushaj rezulton se ka komunikime në WhatsApp me numrin e regjistruar me emin “Sadili” (+355674685361)/përdoruesi i të cilit identifikohet Sadetin Hasaj dhe ne bisede Sadetin Hasaj udhëzon Samoel Lushaj për të pastruar dhe grumbulluar mbetje e kanabisit me qëllim djegien e tyre.

Latest articles

Related articles