Kryebashkiaku i Kolonjës i thotë Nokës se i ka dhënë tendera kryetarit të Rithemelimit

Kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai përmes një postimi në Instagram i thotë Flamur Nokës se i ka dhënë tendera kryetarit të Rithemelimit, në Kolonjë.

Më poshtë postimi i plotë i kryetarit të bashkisë Kolonjë:

“Flamur Noka në një sallë me 15 veta qenkërka marrë me përmasat e mia sot. Mirë se vjen (megjithëse shumë rrallë, Flamur) Kolonja mirëpret këdo. Gabim e ke lexuar gjithmonë Kolonjën. Vjet erdhe 20 minuta dhe shpalle fitore të thellë.

Sot fole për abuzime, por pyet pak partinë tënde aty: Kur bashkia abuzon si ka mundësi që kryetari yt i Rithemelimit është fitues i shumë tenderave në atë bashki?

Shihemi në maj 2025 Flamur. Edhe më thellë!

P:S

Ajo kolona e rezultatit do jetë edhe më e gjatë vitin tjetër. Herën tjetër kur të vish, të takoj me kënaqësi; për turistët kemi respekt.

Latest articles

Related articles