Përshkallëzohen tensionet te protesta, militantët hedhin molotovë në drejtim të godinës

Militantët hedhin molotovë në drejtim të godinës
Protestuesit kanë hedhur një mori molotovësh në derën e Bashkisë Tiranë, gjatë protestës së radhës së opozitës.

Molotovët shpërthyen në flakë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar zjarrin.

Ky është tubimi i katërt që mbahet para institucionit të drejtuar nga Erion Veliaj, ku opozita kërkon sërish dorëheqjen e tij nga detyra, pas skandalit të korrupsionit me dosjen “5D”.

Dera kryesore e Bashkisë së Tiranës është rrethuar me barriera hekuri dhe një kordon policie është stacionuar për të penguar protestuesit që të mësyjnë në ambientet e brendshme të këtij institucioni

Latest articles

Related articles