Për herë të parë në QSUT kryhet një ndërhyrje shumë delikate në tru

Një ndërhyrje delikate në tru është realizuar me sukses tek një pacient 30-vjeçar nga personeli i Shërbimit të Neurokirurgjisë në bashkëpunim me Shërbimin e ORL-së në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, sipas të cilës për herë të parë kryhet një operacion në qendrën shumë delikate të trurit, duke eliminuar ndërhyrjen përmes kokës.

“Për herë të parë në strukturat e shëndetit publik nga bashkëpunimi i ekipit multidisiplinar dhe aparaturave bashkëkohore, kryhet një operacion në qendrën shumë delikate të trurit (regjioni supraselar), duke eleminuar ndërhyrjen përmes kokës.

Pacienti është jashtë rrezikut për jetën, falë punës profesionale e të përkushtuar të ekipit të mjekëve neurokirurgë, ORL e anestezistë, Prof. Artur Xhumari, Dr. Tedi Minarolli, Dr. Myfit Saraçi, si dhe personelit infermieror Ridvana Gjura, Ervin Meta, të cilët asistuan gjatë ndërhyrjes kirurgjikale”, shkruan Koçiu

Latest articles

Related articles