SPAK zbulon: Gaz Bardhi nuk ka sjellë Kallëzim penal për Olsi Ramën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Ramës ndaj Gazment Bardhit, duke konstatuar se nuk ka asnjë shpifje dhe asnjë kallëzim të rremë.

Arsyetimi i prokurorit ka qenë se Gazment Bardhi nuk ka bërë kallëzim, dhe në rast se nuk ka një kallëzim, nuk është targetin e SPAK, pasi kjo mund të zgjidhet në rrugë gjyqësore për shpifje apo cënim të imazhit.

Për këtë arsye, Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, ka vendosur mosfillimin e procedimit penal, për kallëzimin e paraqitur nga Olsi Rama.

Olsi Rama kallëzoi Gazment Bardhin me pretendimin se ka shpifur ndaj tij, duke e akuzuar si të përfshirë në Laboratorin e drogës në Xibrakë. Sipas denoncimit të Bardhit, një person i paidentifikuar, i moshës 45 vjec, rezulton të ketë përdorur automjetin me targa AA 653 DM

Latest articles

Related articles