SPAK çmonton grupin e serave të kanabisit, lëshon dhe 9 urdhër arreste, 6 në pranga dhe 3 në kërkim

Nëntë urdhër arreste janë lëshuar nga SPAK për grupin kriminal që merrej me kultivimin e drogës në sasi të mëdha në Berat, ku u zbuluan plot 8 dynym sera të mbjella me kanabis.

Sakaq, 6 persona janë arrestuar tashmë, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Rreth dy vite më parë, në Berat u zbuluan serat e kanabisit ndërsa procedimi filloi për 11 persona, më konkretisht:

Jurgen Ujkaj, Bashkim Mema, Sidrit Bisha, Endrit Xheka, Edison Mema, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Blerim Xheka, Samuel Lushaj, Drita Mema, Izmira Mema.

95 gra ishin punësuar në këto sera për t’u kujdesur për rritjen e kanabisit.

Latest articles

Related articles