Shkon në SPAK një tjetër drejtor i bashkisë Tiranë

Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit dhe Trafikut Rrugor është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Ai është në masë sigurisë detyrim paraqitje për dosjen “5D”.

SPAK ka arrestuar disa nga drejtorët dhe ish-drejtorët e bashkisë. Ish-drejtorët, ai i Ujësjellësit, Redi Molla dhe i IKMT-së Mariglen Qato, të cilët po hetohen duke qëndruar në burg në harkun kohor të viteve 2016-2020 kishin favorizuar në së paku nëntë procedura tenderimi kompaninë “5D Construction”.

Sipas SPAK, kjo kompani është e regjistruar në emra të tjerë, lidhje miqësore dhe shoqërore e të dyshuarve por që në të vërtetë pronarë të saj janë Qato dhe Molla.

Latest articles

Related articles