Telefonata e kryeministrit Edi Rama, ndaj televizionit publik italian ‘RAI3’ pas investigimit në lidhje me emigrantët, vazhdon të marrë kritika të forta.
Nicola Frationanni, i cili është deputet dhe sekretar i së majtës italiane, ka bërë një reagim sa i përket ndërhyrjeve të Ramës në lirinë e medias.
Ai është shprehur se “i kujtoj Ramës se në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit dhe nuk tolerohen ndërhyrjet.
Në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit. Gjithmonë, jo kur është e përshtatshme.
Këtë ia them kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka mësuar aq shumë nga Italia për të kopjuar metodat e Tele-Melonit edhe përtej kufijve të saj.”
Më tej ai shton se ‘ nëse dikush mendon se në marrëveshjen për emigrantët në Shqipëri, nuk duhet të bëhen pyetje apo investigime, atëherë nuk ka kuptuar ç’është demokracia