Basha: Shqipëria nuk krahasohet me Kosovën për nivelin e pensioneve, niveli i arsimit, subvencionet për fermerët

Vija blu është të bashkohemi rreth një alternative që u jep shpresë dhe besim shqiptarëve që këta që pretendojnë të vijnë, nuk bëjnë thjesht rotacion karrigesh, por realisht do të merren dhe do të zgjidhin problemet e bëra kapicë për 12 vite nga kjo qeveri dhe nga ky kryeministër. Nëse nisemi nga kjo, atëherë ka kaq shumë punë për të bërë. Sepse me të vërtetë përditshmëria e shqiptarëve ngado që ta kapësh vuan pasojat e kësaj keqqeverisjeje. Nga niveli ekonomik, nga kostoja e jetesës, nga aspekti social është më e mjeruara në 34 vite, krahasoje me Kosovën. Krasoje me Kosovën nivelin e pensioneve, niveli i arsimit, subvencionet për fermerët. Pra po marr vetëm këto 3 kategori. Ka kaq shumë për të bërë nëse ka vullnet për të dalë nga kutia e lojës politike ku është futur duke ndihmuar edhe Edi Ramën dhe partinë socialiste opozita tash 2 vite e pak. Ndaj dhe agjenda jonë politike si PD është fokusuar tërësisht tek kjo. Shumë shpejt do të bëhet shpalosja e programit që është hartuar në një proces do të thoja nga më të mirët që ka njohur ndonjë parti politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nga ekspertët më të mirë të vendit me mbështetjen e ekspertëve amerikan, gjerman dhe europian. Dhe ky proces do të eci paralel me eidentimin e kandidatëve për deputetë.

Latest articles

Related articles