Basha: Nuk ka shanse që vula t’i shkojë Berishës

Lulzim Basha shprehet i bindur në një intervistë për ora news se vula dhe logoja nuk do t’i shkojnë Sali Berishës dhe grupit të rithemelimit.

Lulzim Basha: Vula dhe logoja nuk kanë pikë rëndësie nëse ke alternativë.

Isa Myzyraj: Po nëse Gjykata ja jep vulën Sali Berishës si do të hyni në zgjedhje.

Basha: Nuk ka shanse. Nëse do të zbatohet ligji është e qartë është 100%, nuk është 99%. Kjo çështje nga ana ligjore është e zgjidhur.

Isa MYZYRAJ: Ta marrim në mënyrë hipotetike, nëse I shkoj logoja Sali berishës?

Basha: Nëse i fusin në thes gjyqtarët atëherë ky nuk është problemi i partisë demokratike, është problem i SPAK, është problem i faktorit ndërkombëtar, asgjë nuk e devijon vendosmërinë tonë për të dalë paar qytetarëve me alternativë.

Latest articles

Related articles