AMNISTIA| I dënuari nuk heq dorë nga vesi, vjedh makinën pak orë pas daljes nga burgu!


Një i dënuar që përditoi nga amnistia, nuk i ka mbushur 24 orë dhe ka kryer veprën penale të radhës.

Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Isufi, i cili la dje qelinë e burgut të Drenovës, por mesa duket nuk arriti të lërë pas tij edhe vesin e vjedhjes.

Pak orë pas lirimit, ai ka arritur të pikasë një makinë tip “Ford Fiesta” që ishte lënë e ndezur praë shkollës “Raqi Qirinxhi” në lagjen 18 të Korçës, dhe ka arritur ta grabisë teksa pronari ndodhej në një biznes aty pranë.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu.

Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiessta që kalonte në aksin rrugor Korçë – Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë edhe për policine që tashmë është në kërkim të tij

Latest articles

Related articles