Aleanca Anti-SPAK po forcohet në prapaskenë

Pakti i Edi Ramës me Sali Berishën në Parlament për të bllokuar një reformë rrënjësore politike për zgjedhjet e 2025-s, nuk është gjë tjetër veçse nisja e një plani politik anti-SPAK. Një plan që synon të mbajë në lojë elitën e vjetër, kundër një vullneti politik, për të sjellë që në zgjedhjet e ardhshme një rikonfigurim të plotë.

Irritimi i Edi Ramës ka ardhur pasi ka mësuar se në Uashington, prokurorëve të SPAK-ut u është bërë e ditur se nga përtej oqeanit nuk ka asnjë barrierë apo tavan se kush mund të preket nga hetimet.

Ka qenë pikërisht ky moment kur Edi Rama vendosi legalizimin e Sali Berishës si subjekt kryesor të opozitës, duke legalizuar një strukturë gati ilegale, siç është nënkomisioni Gjiknuri-Bylykbashi në Parlament.

Ky nënkomision nuk është gjë tjetër veçse ruajtja e status-quo-së aktuale politike, e produkti i tij do të shihet dhe veprohet në bazë të hapave që do të marrin amerikanët.

Hapat e pritshëm nga përtej oqeanit pritet që të jenë ndalimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës për të konkurruar për deputet në vitin 2025, si dhe publikimin e një bombe mediatike nga një media të rëndësishme amerikane kundër Edi Ramës.

Një akt që automatikisht mund të çojë në zhvillime krejt të ndryshme, e mund të ndryshojë lojën nga fillimi.Pikërisht për të ndaluar këtë uragan që siç duket do të nisë së shpejti, është krijuar e ashtuquajtura Aleancë Anti-SPAK, ku përveç Ramës-Berishës dhe Metës, hyjnë edhe një grup oligarkësh që po financojnë këtë fushatë dhe reagimin politik në të ardhmen.

Latest articles

Related articles