Basha ironizon : Të thërrasësh protestë kundër korrupsinit dhe të vendosësh në ballë të saj Ilir Metën? Ky është autogol


Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar protestat e “Rithemelimit” teksa u shpreh se thërrasin një tubim kundër korrupsionit para bashkisë dhe në ballë të saj vendosin Ilir Metën.

“A ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol?!“, tha Basha, gjatë një konference për shtyp. Ndërsa theksoi PD do të distancohet nga njerëz, që sipas tij, “me dyfytyrësinë e tyre janë autorët e ardhjes në pushtet të Ramës në 2013 dhe përfituesit më të mëdhenj nga pushteti i Ramës”.

“Të përdorësh një foltore për të promovuar një karkasë politike kjo për mua është. S’ka rëndësi kush po promovon. Të thërrasësh protestë kundër korrupsionit në bashki, dhe të vendosësh në ballë të protestës Ilir Metën?

A ka njeri që nuk e kupton që ky është autogol. PD do të distancohet nga njerëz që me dyfytyrësinë e tyre janë autorët e ardhjes në pushtet të Ramës në 2013 dhe përfituesit më të mëdhenj nga pushteti i Ramës, Këtë po e bëjnë jo për qytetarët, por për vete”, u shpreh ai

Latest articles

Related articles