Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e një të dënuari në Itali për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria Shkodër ka sekuestruar pasuritë e një personi të dënuar në Itali me 13.5 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Prokuroria thotë se bëhet fjalë për shtetasin  Klodian Ndogaj allias K.J. Personit i janë sekuestruar tokë me sipërfaqe 420 m2, nga të cilat 139 m2 ndërtesë si dhe njësi tregtare, me sipërfaqe 112.3 m2, me vlerë në treg rreth 500,000 (pesëqind mijë) euro.

“Është krijuar dyshimi i arsyeshëm se blerja e tyre nuk justifikohet me të ardhurat e ligjshme të tij apo të familjarëve të tij. Gjithashtu, ka rezultuar se pjesa më e madhe e pasurive janë blerë apo vendosur në emër të familjarëve dhe më pas janë shitur te persona të tretë, me qëllim mbulimin e gjurmëve dhe fshehjen e origjinës kriminale”, thote Prokuroria.

Latest articles

Related articles