Braimllari zbulon prapaskenat e dorëheqjes: Më kanë sulmuar familjen

spot_img

I ftuar në “Debat” në A2 CNN, Braimllari ka zbuluar arsyer se përse ka dhënë dorëheqjen. Sipas tij, e gjitha ishte një hap pas për të mos përsëritur të njëjtin skenar si në Partinë Demokratike.

“Kam bërë disa hapa pas sepse e gjykova të arsyeshme që duhet të veproja ashtu për të shtensionuar situatën brenda partisë, sepse gjykoj që energjia duhet të shkoj kundër qeverisë dhe jo brenda partisë, duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur me PD që prej 2 vitesh filloi me një debat të brendshëm, që i shërbeu vetëm Ramës dhe jo fuqizimit të opozitës, nuk doja të ribëja të njëjtën gjë”, u shpreh Braimllari

Ai shtoi se dorëheqja nuk ka qenë e kërkuar nga Ilir Meta.

“Nuk ma ka kërkuar dorëheqjen Ilir Meta, personazhe që janë afër kryetarit të partisë nuk merren me keqqeverisjen, po me Endrit Braimllarin. Të mendosh ndryshe nuk është tradhti. Më kanë atakuar familjarët. Kush? Ai që po udhëheq veprimin”, shtoi ai.

Ndaj tij janë hedhur akuza për tradhti, e ndërsa Meta flet për “tradhti”, “flirte me qeverisë” apo “çimka”, mirëpo Braimllari thotë se në këto deklarata nuk ka asgjë të vërtetë.

Braimllari u shpreh se ai nuk ka bashkëpunuar me Engjëll Agaçin apo Erion Veliajn, siç është akuzuar.

“Nëse Endrit Braimllari akuzohet si bashkëpunëtor i Engjëll Agaçit apo i Erjon Velisë, nxirrni faktet. Nuk kam bashkëpunuar, zero, zero bashkëpunim dhe koha do jetë dëshmitari më i mirë, jam produkt politik i LSI, nuk tradhtoj idealet e LSI”, tha ai.

Braimllari tregon se nuk është dakord me Metën me aksionin që ka ndërmarrë së fundmi.

“Ilir Meta mund të ketë të drejtë për çështjen e organizimit të Partisë, dhe nëse do ishte vetëm kjo gjë dhe unë do isha i pari që do jepja dorëheqjen, por unë mendoj që në një aksion politik nuk është përgjegjës vetëm për një person. 14 maji nuk është vetëm i im, nuk lejoj që të hidhet baltë mbi angazhimin tim politik”, shtoi Braimllari

Latest articles

Related articles