Nga Bulevardi tek Bashkia, hutimi që vjen nga SPAK-u!

Zhvendosja e protestave nga Bulevardi te Bashkia tregon hutimin e non gratave nga SPAK-u.

Qytetarët nuk e ndjekin opozitën e drejtuar nga matrioshkat e Berishës dhe Metës, as në bulevard e as tek bashkia e korrupsionit.

Nuk jane protestues të pastër. Janë protestues të njollosur, që presin amnisti, të cilët publiku nuk i duron.

Tani ata nuk janë më as Foltore as Rithemelim se nuk po bëjnë as njërën as tjetrën. Nuk janë alternativë.

Jemi në kushtet kur Rama ka financuar dhe po mbështet vetëshkatërrimin e opozitës dhe i mban non gratat si Bastun, ku po mbështetet vet për të mbaruar mandatin e copëtuar nga SPAK-u.

Trekëndeshi i Bermudës po mundohet të vetepastrohet para se të vijë Vettingu i Politikës. Intervista e David Wisner te VOA ishte shumë e rëndësishme.

Opozita e re dhe e vërtetë nuk mund të ringrihet pa u pastruar dhe pa një kauzë të drejtë e mbrojtur nga njerëz të pastër …

Latest articles

Related articles