“Çmenduritë” verbale të Ish presidentit Ilir Meta kanë marrë vëmendjen e plotë mediatike e publike për shkak të akuzave allasoj në drejtim të kreut të SPAK, Altin Dumani.
Ilir Meta ka parakaluar në kthesë akuzonjësin Sali Berisha, i izoluar në arrest shtëpie, pasi është risia shpërthyese dhe personalizimi i tij është më i kuptueshëm. Njerëzit i kanë qejf fjalitë dëftore të Ilir Metës.
Në këtë kuptim, Ilir Meta i ka marrë skenën Sali Berishës, duke e lënë në hije. Javën e fundit mesazhi i Sali Berishës dhe njerëzve të tij ka qenë periferik në media. Opozitarët janë marrë me “marrëzitë” e Metës. Aferat e drejtorëve tl Erion Veliajt është zhdukur nga media. Vjedhja e vëmendjes publike po shkakton pakënaqësi tek njerëzit e Sali Berishës.
Halli i Metës me SPAK po zëvendëson hallin e Berishës SPAK, ndërsa halli i Abi Malltezit nuk ekziston fare në diskursin publik.
Hallet e familjeve politike nuk janë hallet e familjeve të qindra mijë shqiptarëve. Telenovela me akuza të rënda mund të kënaqë etjen për spektakël por e gjitha mbetet një show.