Politika në krizë – nga Rory Stewart

Rory Stewart, studiues dhe politikan rebel, tregon nëpërmjet këtij rrëfimi autobiografik çarjen e pllakave tektonike në politikën britanike gjatë dekadës së fundit dhe luftën për pushtet brenda Partisë Konservatore.
I diplomuar në Oxford, Rory i bashkohet the shërbimit të jashtëm pas përfundimit të studimeve. Punoi në Ballkan (njohës i shkëlqyer i Kosovës), pastaj në Afganistan dhe Irak. Pas zhgënjimit me projektet shtetndërtuese të perëndimit në këto vende, udhëton për dy vjet nga Lindja e Mesme në Indi.
Euridit, njohës i më shumë se 10 gjuhëve të huaja dhe këshilltar i Obama dhe Kerri, emërohet profesor në Harvard, por këkon të ndikojë në politikë drejtpërdrejt. Angazhohet në Partinë Konservatore dhe zgjidhet deputet në zonën e lindjes së tij.
Rory tregon me një mjeshtëri të rrallë luftën civile brenda Partisë Konservatore, Brexit, kulisat e pushtetit dhe klanet në parti. Nuk u preferua për ministër kurrë nga Kameron pasi nuk fliste gjuhën e partisë dhe theu disiplinën disa herë në votim. Tereza May e bëri minister e mandej Sekretar Shteti për Ndihmën e Huaj kur Rory mbrojti linjën e saj të Brexit.
Megjithatë mbeti një i huaj në parti pasi nuk vinte nga baza. Libri ka përshkrime fantastike sesi bëhet fushata zgjedhore, si ngjitesh apo bie në parti, dhe sesi mendimi i thellë dhe ekspertiza shikohen si rrezik nga lideri.
Një libë interesant për studiuesit e partive politike dhe për të rinjtë që duan të angazhohen në politikë. Siç tregon Rory, politika mbetet një biznes yesmen-ësh. Ka gjithnjë e më pak hapsirë për zëra të arsyeshëm dhe kriza që po përjetojmë është produket i mediokritetit në lidership.

Latest articles

Related articles