Mbeturinat mbulojnë plazhin/ Reagimi i kreut të PD Durrës, Myshketa: Bashkia të marrë masa urgjent

REAGIMI I KRYETARIT TË DEGËS SË PD, DURRËS, JONI MYSHKETA

Të nderuar qytetarë kjo është gjendja në zonën e plazhit në Durrës dhe jemi në një nga zonat më të frekuentuara, zonën e ish plepave ku situata nuk ka nevojë për koment.

Ndodhemi në prag të sezonit turistik dhe Durrësi mban flamurin për mikpritjen e turistëve për atë që i ka dhuruar Zoti dhe falë angazhimit të biznese të cilët janë përherë në pararojë në krahasim me pushtetin lokal dhe qëndror.

Situata e krijuar është në kohë reale është një shqetësim I hershëm për bizenset, banorët dhe pushuesit.

Një problem I ngritur nga ne si Parti Demokratike dhe personalisht prej meje si titullar i Degës Durrës dhe si përfaqësues I mijëra qytetarëve durrsak ne Këshillin Bashkiak.

Vetëm javën e shkuar përmes mediave kam bërë të ditur problemin në këtë zonë si pasojë e kanalit te mbledhjes së ujrave qe vinë nga zona përreth dhe pamjet flasin qartë ku për hir të vërtetës nuk I bëjnë nder askujt.

I bëj thirrje Bashkisë Durrës të marrë masa urgjente në lidhje me situatën e krijuar duke e zgjidhur atë në themel e jo të fashohet plaga kur infeksioni qëndron akoma aty duke gjetur terren për tu përhapur.

Ftoj çdo qytetar të adresojë çdo problematikë pranë Partisë Demoktatike dhe të jeni të bindur që vullneti ynë është I palëkundër kundrejt çdo shkelje të së drejtës, çdo rasti korruptiv apo çdo shërbimi të munguar kundrejt Durrësit dhe qytetarëve të tij.

Latest articles

Related articles