Basha: Mbështetje të plotë për SPAK në luftën ndaj korrupsionit

Lulzim Basha: E mbështes plotësisht deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë. Partia Demokratike dhe unë kemi ngritur prej kohësh shqetësimin që ka një revansh nga mazhoranca dhe Edi Rama, nga ministrat e tij, nga kryebashkiakët e tij, të cilët gjenden nën panik pasi e kuptojnë se e kanë humbur kontrollin që kanë pasur mbi drejtësinë, një drejtësi që po fillon të hedhë hapat e parë të pavarur. Dhe duken frytet e para, për ministra, zëvendëskryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe drejtorët e tij, të gjithë ndodhen para SPAK-ut. Nga ana tjetër ka një aleancë deri para pak kohësh të fshehur, por tashmë ka dalë hapur, ku po sulmohet SPAK-u, që është institucioni i vetëm që po lufton korrupsionin, dhe ku korrupsioni mbetet problemi kryesor i kësaj qeverie.

Dhe nga ana tjetër një qeveri që artikulohet pro SPAK-ut, por me vendimet që ndërmerr, i kufizon hapësirat SPAK-ut. Kishim një drejtori, tani kemi një ministri për Korrupsionin, një ministri që bën zero punë dhe merr taksat e shqiptarëve jo për ta luftuar apo denoncuar korrupsionin, por për ta mbuluar korrupsionin..

Latest articles

Related articles