Akuzat e Metës për kreun e SPAK, reagon BE: Sulmet nuk kanë vend, mbështesim luftën kundër korrupsionit

Zyra e delegacionit të BE në Shqipëri ka reaguar pas deklaratave dhe akuzave të Ilir Metës për kreun e SPAK, Altin Dumani.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, BE thotë se sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci.

“Sulmet apo intimidimet kundër anëtarëve të gjyqësorit nuk kanë vend në demokraci. Ne mbështesim deklaratat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke dënuar si papranueshme deklaratat publike të drejtuara kundër SPAK.

Bashkimi Evropian qëndron pranë magjistratëve dhe profesionistëve shqiptarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar“, thuhet në deklaratë.

Latest articles

Related articles