Policia ka goditur një subjekt që falsifikonte dokumente në Yzberisht të Tiranës.
Si rezultat janë arrestuar tre shtetas, dy organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme (Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti) dhe një shtetas që u kap duke marrë një certifikatë pronësie false (Fatos Shima).
Nga hetimet ka rezultuar se Bregu dhe Rushiti, nëpërmjet vulave false të institucioneve të ndryshme shtetërore brenda dhe jashtë Shqipërisë, u siguronin dokumente (leje qarkullimi, libreza, deklarata noteriale, dokumente shkollore dhe dëshmi të aftësive profesionale) shtetasve të ndryshëm.
Në ambientet e subjektit privat u gjetën 210 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, si dhe u konstatua se ishin punësuar shtetas, pa u siguruar.