Urbani i “Green Line” futet me të kuqe, përplas dy këmbësore në Tiranë

Një aksident ka ndodhur sot afër Xhamisë së Namasgjasë në rrugën e Elbasanit në Tiranë. Urbani ‘Green Line’ i Unazës është futur me te kuqe në vizat e bardha dhe ka përplasur 2 persona. Siç shihet në videon e postuar nga JOQ Albania, urbani është futur me te kuqe në vizat e bardha.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduara 2 gra, ndërkohë që shkak është bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesi i urbanit. Kjo është e disata herë që urbanët në Tiranë përfshihen në aksidente të tilla.

Latest articles

Related articles