Mediat greke: Micotaqis do kandidojë Belerin dhe Pirro Dhimën për Eurodeputetë

spot_img
Advertisements

Kryetari i Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqis ka vendosur të kandidojë dy shqiptarë nga Himara për eurodeputet në Parlamentin Europian.

Bëhet fjalë për Pirro Dhimën, shtangistin e famshëm nga Himara që braktisi vendin e tij për t’u deklaruar si grek, ku aktualisht jeton dhe mban poste të larta politike.

Një tjetër himarjot, ashtu edhe siç është diskutuar më herët, është Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur i bashkisë shqiptare, që aktualisht ndodhet në burg i dënuar me dy vite burg për korrupsion zgjedhor.

Latest articles

Related articles