Fevziu kërkon të vërë një paralele në mes të studios, që të hipë live Ilir Meta

Ilir Meta është i ftuar këtë të hënë më emisionin “Opinion”.

Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i ka sugjeruar Metës që t’i vendosë një paralele në studio, që ai të hipi live.

Kjo gjë bëhet me dije nga vetë Ilir Meta.

“Të dashur miq,

Me ftesën e Blendi Fevziut do të përballem sonte në “ringun” e “Opinion”-it, që jam i bindur se do të “shpërthejë” nga lajmet.

Fevziu kishte një ide për të vendosur një paralele në studio, por tashmë kjo është e tejkaluar.

I sugjeroj më mirë të vendosë një tavolinë ping-pongu, që të jemi të barabartë para miliona teleshikuesve”, shkruan Meta.

Latest articles

Related articles