Jupi: Lufta kundër pandëshkushmërisë nuk është një çështje vetëm e PD

Lufta kundër korrupsionit, lufta kundër pandëshkushmërisë nuk është një çështje vetëm e Partisë Demokratike.
▪️Kjo është çështje e çdo qytetari shqiptar që sot ka kthyer sytë dhe beson tek SPAK me të vetmen shpresë se vetëm një drejtësi e re që i jep fund pandëshkueshmërisë, mund t’i japi fund këtij tranzicioni të gjatë. Se çfarë është tranzicioni ? Është pikërisht ky mekanizëm korrupsioni përmes të cilit një qeveri dhe një kast e korruptuar politikanësh kontrollojnë të gjitha pushtetet.
▪️I vetmi pushtet që po fillon të funksionojë i pavarur jashtë këtij kontrolli, po funksionon në shërbim të interesit publik, në shërbim të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe po jep rezultatet e para është pikërisht SPAK, BKH dhe komponentët e tjerë të sistemit të drejtësisë së re.
👉Kështu edhe Partia Demokratike po tregon se jo vetëm me fjalë qëndron në krah dhe në mbështetje të SPAK, BKH dhe organeve të tjerë të drejtësisë së re, por me akte konkrete po po tregon se është në mbështetje të kësaj strukture kaq të rëndësishme për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë .
Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër për të ndërtuar një demokraci funksionale, pa ndërtuar shtetin e së drejtës.

Nga Taulanda Jupi

Latest articles

Related articles