Hapja e kapitujve, ambasadori i Holandës: E rëndësishme të përqendroheni te shteti i së drejtës

Ambasadori i Holandës në Shqipëri, Reinout Vos, në një prononcim për median në Korçë theksoi se është shumë e rëndësishme që vendi të fokusohet te shteti i së drejtës, ndërsa përparon në hapjen e kapitujve për integrimin.

“Është shumë e rëndësishme hapja e kapitujve për në BE, kryesisht në të drejtën dhe ligjin, ne shpresojmë dhe jemi shumë optimist në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim”.

Ai u shpreh se “është i kënaqur që si opozita ashtu dhe mazhoranca janë duke punuar së bashku në Parlament, pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE, janë të rëndësishme për vendin, kështu që duhet bashkëpunimi i të dy palëve”.

“Jam i impresionuar që Shqipëria ka bërë në detyrat e shtëpisë dhe prezantimin që ka bërë në Bruksel vitin e shkuar, por akoma ka nevojë për punë për të ardhmen evropiane”, deklaroi ai.

Sipas tij, është e vërtetë që BE ka interes për Ballkanin Perëndimor, por vuri në dukje se u mbetet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të për të punuar fort për integrimin në Bashkimin Evropian.

Vos iu përgjigj interesit të medias edhe për Komisionit Parlamentar për Dezinformimin.

“Është shumë herët për të folur, pasi kjo është një vendimmarrje shumë e re dhe na duhet kohë për ta parë dhe për të thënë diçka mbi të”, shtoi ai.

Ambasadori i Holandës ka qenë këtë fundjavë në Korçë për të marrë pjesë në mbrëmjen e poezisë holandeze në galerinë e arteve digjitale.

Latest articles

Related articles