SPAK sekuestron apartamentin në Vlorë të ish kryebashkiakut Tushe

spot_img
Advertisements


Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një apartament në Lungomare të ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe.

“Caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, parashikuar nga neni 274 i Kodit të Procedurës Penale, mbi pasurinë e paluajtshme të identifikuar si “Pasuria Nr. 40/267/4+1-21, Z.K 8602, lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 75.3 m2, me vendodhje në Lungomare, Vlorë”,”- informon SPAK.


Sipas organit hetues, Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare të Vlorës.

Kjo pasuri rezulton e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga ish-kryebashkiaku socialist.

Latest articles

Related articles