Qeveria konservatore britanike po vlerëson hipotezën e ndalimit të plotë të blerjes së telefonave inteligjentë nga fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 16 vjeç.
Lajmi u raportua sot nga The Guardian duke cituar burime ministrore.
Ekzekutivi i udhëhequr nga Rishi Sunak ka vendosur tashmë një ndalim ligjor për përdorimin e telefonave celularë në shkollat në Angli dhe Uells disa muaj më parë.
Por sipas The Guardian, perspektiva e një ndalimi të përgjithshëm për shitjet tek të miturit po thellohet sipas modelit në fuqi për të miturit që konsumojnë alkool dhe atij për cigaret elektronike.
“Zbatimi i një ndalimi të mundshëm total të shitjes së celularëve tek të rinjtë do të sillte gjithashtu shumë probleme dhe pasoja të mundshme”, nënvizon The Guardian.