Dyshime se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, Prokuroria Fier sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut dhe të afërmve të tij.
Saimir Taullau, ka disa biznese në qytetin e Lushnjes, ndërsa njihet dhe si rival i Aldo Bares.
Në vitin 2020 ai është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, ku më pas u ekstradua në Zvicër, për shkak se rezultonte i dënuar me 4 vite burg në Zvicër, për akuzën e tregtimit e një sasie heroine.
Ai iu ka shpëtuar disa herë atentateve, ndërkohë që aktiviteti i tij ka qënë i zgjeruar në Greqi dhe Itali.