Agjenti imobiliar Besard Rusi bën disa llogari se çfarë na kushton më shumë, të marrim kredi për shtëpi apo të rrimë me qira. Sipas tij kredia është me e kushtueshme sesa qiraja, por ai e sqaron edhe me detaje.
Në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania Rusi i shpreh se bankat nuk i informojnë siç duhet klientët për kredinë dhe kostot e fshehura që bart marrja e saj.
“Nëse arrijmë në nivelin 7 për qind të interesit nga banka nuk ka më leverdi të marrësh kredi dhe është më me leverdi të qëndrosh me qira dhe ta blesh kur të ulen interesat. Nëse shkon në një bankë dhe ajo të jep një interes mbi 7 për qind, më mirë mos e merr fare kredinë. Bankat nuk i informojnë me të gjitha kushtet klientët mbi interesat e kredisë, i informojnë vetëm për këstet mujore”, tha ai.