Një aksident i rëndë është regjistruar në Kthesën e Çerm Sektori në Lushnjë. Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i vdekur një 25-vjeçar.
Viktima quhet Gëzim Allpiçi dhe humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë nga ky aksident ka mbetur i plagosur rëndë edhe një 21-vjeçar i quajtur Ismail Osmani. I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës. Ende nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa pritet një konfirmim edhe nga policia në lidhje me ngjarjen