Thuajse i gjithë sektori i kufirit dhe migracionit në Gjirokastër. Ajo çka zbuloi hetimi mbikqyrjes policore ishte në kufijtë e një skandali. Policia jo vetëm ishte bashkuar me trafikantët por u vinte atyre në dispozicion makinat me fenelina të transportonin emigrantët.
Në kuadër te procedimit penal nr 327, ndjekur nga Drejtoria Rajonale AMP -së Vlorë-Gjirokastër, regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe
“Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit” janë marrë të pandehur 9 punonjës policie DVKM Gjirokastër me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës “, pasi gjatë vitit 2023 emigrantët e paligjshëm që hynin ilegalisht në vendin tonë me destination vendet perëndimore të Europës përpunoheshin jashtë procedurave standarte te punës dhe trasportoheshin me mjetet e policise kufitare ne nje rreth tjetër, ku edhe lëshoheshin prej tyre për të vazhduar lëvizjen.
Jane marrë te pandehur dhe do të shkojnë për gjykim këta punonjës: policie
- Behar Tafa, me detyre Asistent i Drejtorit te Pergjithshem te Kufirit dhe Migracionit i komanduar koordinator me Frontex Kakavie; Grada Drejtues.
- Florian Mustafaj, me detyre ish Shef i Sektorit te Migracionit DVKM Gjirokaster; Grada Kryekomisar.
- Rami Ru, me detyre ish Shef i Sektorit te Hetimit dhe Zbatimit te Masave Plotesuese per Kontrollin e Territorit DVKM Gjirokaster. Grada Kryekomisar.
- Ediat Kanina, me detyre ish Specialist i Migracionit DVKM Gjirokaster; Grada: Nënkomisar.
- Bernard Kermaj, me detyre ish specialist hetimi DVKM Gjirokaster; Grada Nënkomisar
- Dritan Sako, trup sherbimi sektori i migracionit DVKM Gjirokaster; Grada Inspektor.
- Drini Çaçi, Grada Inspektor.
- Emiljano Kazma, me detyre trup sherbimi sektori i hetimit DVKM Gjirokaster; Grada Inspektor.
- Ramiz Balliu, me detyre trup sherbimi sektori i hetimit DVKM Gjirokaster. Grada Inspektor.