Max Verstappen rikthehet te fitorja. Piloti holandez fitoi Çmimin e Madh të Japonisë, ku e dominoi garën nga fillimi deri në fund.
Pas tërheqjes nga gara në Australi për shkak të një defekti në motor, 3 herë kampioni i botës tregoi “forcën”, duke fituar në pistën e Suzuka.
Në vendin e dytë u rendit piloti tjetër i Red Bull, meksikani Sergio Perez, ndërsa podiumin e plotësoi spanjolli i “kokëkuqes”, Carlos Sainz.