Gazetari Lavdrim Lita, tha se amnistitë inkurajojnë krimin. Lita tha se amistia penale e Rithemelimit ishte për të falur drejtorët e korrupsionit.
‘Amnistitë inkurajojnë krimin. Janë 15 vepra të përafërta me korrupsionin. E shikojmë nga pikëpamja fillestare. Nuk mund të bëjmë politikë me hallin qytetarëve. Halli i qytetarëve nuk janë të burgosurit pasi kanë shkelur ligjin, janë kallëzuar dhe dënuar. Logjika për humanitarizmin nuk jam dakord. Partitë që bëjnë pazare për të shpëtuar deputetë si Ervin Salianji kjo është e papranueshme. Duhet të ishte bërë publike lista e personave që janë amnistuar. Ne nuk e kemi. Më duket se po shkojmë drejt një errësire.’- tha Lita.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Petro Koçi tha se emrat dalin pasi kalon ligji.
‘Nuk ka arsye të ketë listë sepse nuk është falje. Emrat dalin pasi ka kaluar ligji. Nuk mund të përgatitet një listë me emra në përputhje me variantet që kishte amnistia.’- tha Koçi.



