Vdekja e 7 pakistanezëve në Këlcyrë, zbulohen grupi i trafikantëve nga Shkodra

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në rrugën Këlcyrë-Përmet ku 7 emigrantë që dyshohet se janë me origjinë nga Pakistani dhe shoferi i Benz-it, i ndjeri Edison Bregaj humbën jetën.

Gazetari investigativ Eraldo Harlicaj deklaroi për “Jetë Shqiptare” se është shpallur në kërkim koka e trafikut të emigrantëve 24-vjeçari Stiljano Ndoci.

Ai u shpreh se shoferi i ndjerë, bënte vetëm transportin e emigrantëve, ndërsa personi që organizonte trafikun është Ndoci.

“Tre prej personave janë identifikuar. Viktimat kanë qenë nga Pakistani. Është shpallur në kërkim 24-vjeçari Stiljano Ndoci nga Policia e Shkodrës, përveç dy arrestimeve 26-vjeccari Agostin Gjata dhe 23-vjeçari Ramazan Dekovi.

24-vjecari mendohet se është koka e operacionit apo personi që bën të mundur organizmin, pasi shoferi i BENZ-it, i ndjeri Edison Bregaj, ishte personi që bënte transportin. Ai kishte punë për t’i çuar në Hanin e Hotit.

Ai është shpallur në kërkim dhe pritet të arrestohet nga Policia e Shtetit”, tha Harlicaj.

Një ditë më parë një aksident fatal në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet u mori jetën 8 personave, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit Edison Bregaj nga Shkodra.

Sakaq, vetëm tre nga 7 emigrantët janë mundur të identifikohen, ndërsa vijon ende puna për identifikimin e tyre

Latest articles

Related articles