Në shoqëritë tona seksi përbën një sistem të dytë diferencimi social, krejtësisht të pavarur nga paraja; madje, ai vepron si sistem diferencimi po aq i pamëshirshëm sa edhe i pari. Përveç kësaj, efektet e të dyve janë, krejtësisht të ngjashëm.
Njësoj si liberalizmi ekonomik pa frena edhe liberalizmi seksual, për arsye të njëjta, prodhon fenomene të ngjashme varfërimi.
Disa bëjnë dashuri përditë, të tjerë pesë apo gjashtë herë në jetë ose kurrë ndonjëherë gjatë saj. Disa bëjnë dashuri me dhjetëra femra, të tjerë me asnjë. Ky është ai që e quajmë “ligji i tregut”.
Në një sistem ekonomik ku pushimi nga puna është i ndaluar me ligj, secili arrin ta gjejë vendin e vet. Në një sistem seksual ku tradhtia nuk lejohet, secili arrin ta ndajë shtratin me dikë tjetër.
Në sistemin ekonomik thellësisht liberal disa mbledhin pasuri të pafundme, të tjerët zhyten në mjerim dhe papunësi. Në sistemin seksual thellësisht liberal, disa kanë një jetë erotike të plotë dhe eksituese, të tjerëve i mbetet vetmia dhe masturbimi.
Liberalizmi ekonomik është zgjerimi i fushës së luftës në të gjitha moshat dhe klasat e shoqërisë. Njëlloj me të, liberalizmi seksual është zgjerimi i fushës së luftës në të gjitha moshat dhe të gjitha klasat e shoqërisë.