Hip se të vrava, zbrit se të vrava! – Adriatik Lapaj

Së pari, i shpreh ngushëllimet e mia familjes për qytetarin shqiptar që vdiq në aksidentin tragjik!

Së dyti, shpreh dhimbjen dhe trishtimin që 7 emigrantë humbën jetën në aksident!

POR, e gjej të pavend qasjen që lexova shpesh, e cila bën me faj Policinë e Shtetit për ngjarjen.

Nga të dhënat e para, rezulton se aksidenti ka ndodhur pasi një mjet me emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhërit të postbllokut të policisë për të ndaluar. Mjeti ka ndërruar drejtim dhe ka ecur me shpejtësi tej normave. Patrulla e policisë i është vënë në ndjekje.

E kundërta do të kishte qenë paligjshmëri. Mosndjekja do të kishte qenë shkelje e ligjit. Ajo makinë mund të kishte pasur brenda lloj-lloj krimineli e rreziku për qytetarët e vendit.

Nuk vlen kritika aty ku nuk ka vend. Keqardhje për jetët e humbura, por nga sa rezulton nga të dhënat e deritanishme, punonjësit e Policisë së Shtetit kanë përmbushur detyrën.

Për më shumë, duhen pritur hetimet.

Latest articles

Related articles