Zjarr në një banesë në Vlorë, humb jetën i moshuari

Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë, pasditen e së martës.

Pas djegieve të shumta në trup, një i moshuar ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë Shkollës së Muzikës, në lagjen “28 nëntori”.

75-vjeçari Guri Resulaj ka qenë në banesë në momentin që ra zjarri dhe nuk ka mundur të dalë prej saj.

Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike ose nje cigare e lënë ndezur nga 75-vjeçari.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësja.

Latest articles

Related articles