nga Erl Kodra
Të gjitha gjallesat e mëdha, veçanarisht gjitarët nxjerrin britma të thjeshta nga fyti. Përshëmbull, lopa bën “muuu”, delja “beee”, qeni “ham ham” macja “mjau”. Siç e shikoni, të gjitha janë tinguj njërrokësh, ose ndryshe siç i quajnë Agron Dalipaj me shokë – embriomorfema. Në fakt edhe fyti njerëzor nxjerr tinguj të tillë – por me një ndryshim – tingujt e fytit të njeriut janë disi më të ndërlikuar dhe kompleks. Shkurt, të gjjtha fjalët që flasin rraca njerëzore përbëhen mga rrokje, kombinimi i të cilave nxjerr fjalën, fjalë e cila merr kuptim ne një gjuhë të caktuar.
Këmbëngulja e tyre sa “shkencore” dhe e thjeshtë për të shpjeguar gjuhët e botës përmes shqipes të lë pa tekst. Ata i bien shkurt, duke i ndarë fjalët në rrokje dhe bëjnë lidhje spektakolare të fjalëve, emrave, vendeve.
“Kilimanxharo është fjalë shqip” – thotë A. D. Po ashtu shqip është edhe semplice, kadaif, kandar; shkurt krejt gjuhët e njerëzimit. Dhe të gjjtha shpjegohen përmes rrokjeve. Njësoj si lopa që ban “Muuuuuuuu”. Edhe lopa flet shqip.
Vetëm kisha një pyetje. Sipas kësaj logjike, unë jam i bindur se rrokjet kanë lidhje, përndryshe edhe fjalët e gjuhës shqipe, edhe të gjuhëve të tjera në rrokje ndahen. Puna është se pse duhet të themi se ata – të huajt – janë bazuar tek shqipja kur kanë mësuar të flasim, dhe jo anasjelltas, ne jemi bazuar tek të huajt. Dmth, pse duhet të themi se “kandari” është shqiptar, dhe turqit e kanë marrë nga ne shqiptarët, dhe nuk mund të themi sipas të njëjtës logjikë, se ne shqiptarët e morëm nha turqit? Sepse mund të dalë nesër Agron Dalipaj i Stambollit dhe me argumentat e Agron Dalipaj prej Shqipërie, të provojë se ”kandari” është turk safi.