Shefi ushtarak i NATO-s: Nuk ka shenja se Rusia do të sulmojë anëtarët e aleancës

“Nuk ka shenja se Rusia po planifikon një sulm kundër anëtarëve të NATO-s, por aleanca atlantike duhet të përgatitet për një përshkallëzim të ardhshëm”

Kështu ka deklaruar Admirali Rob Bauer, president i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

“Nuk ka asnjë shenjë se Moska po planifikon të sulmojë ndonjë nga vendet e NATO-s. Unë nuk mendoj se ka një kërcënim të drejtpërdrejtë”, tha Bauer.

Megjithatë kreu i aleancës Atlantike megjithatë paralajmëroi se ambiciet e Rusisë shtrihen përtej Ukrainës dhe për këtë arsye NATO duhet të jetë më e përgatitur.

Latest articles

Related articles