Pas një sërë përpjekjesh prej disa orësh, policia shqiptare ka arritur të shpëtojë 7 turistë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Majën e Jezercës. Fatkeqësisht, një prej turistëve ka humbur jetën, si pasojë e rënies në greminë.
Forcat operacionale në terren kanë mundur të nxjerrin nga vendi ku kishte rënë edhe trupin e pajetë të turistes që humbi jetën.
Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek e mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.